Protestuesit përplasen edhe me qytetarët, nuk i lënë të kalojnë
E Martë 10 Shkurt 2026, 20:08
Dritare.net

Me tensione është shoqëruar protesta e kësaj të marte, fillimisht para Kryeministrisë dhe më pas te Kuvendi.
Kur u duk se situata ishte e qetë dhe protestuesit u larguan, për pak minuta ata u rikthyen përpara parlamentit dhe vazhdojnë përplasjen me forcat e rendit. Policia është në gatishmëri bashkë me autobotin duke i paraprirë situatës dhe duke hedhur ujë. Gjithashtu po hidhet edhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit po përgjigjen me molotovë.
Po ashtu protestuesit po përplasen edhe me qytetarët, nuk i lënë të kalojnë, gjuajnë me grushte drejt makinës./K.C/dritare.net