
Pippo Baudo, trashëgimia prej 10 milionë eurosh ndahet mes fëmijëve dhe sekretares!
Dritare.net
Testamenti i Pippo Baudos, hapur më 9 shtator në Bracciano, zbuloi ndarjen e pasurisë së tij , rreth 10 milionë euro. Prezantuesi legjendar televiziv italian ka ndare trashëgiminë në tre pjesë të barabarta: për dy fëmijët e tij, Alessandro dhe Tiziana, si edhe për sekretaren e tij besnike Dina Minna, që e ka shoqëruar e mbështetur prej dekadash, në punë dhe në jetën personale.
Pasuria e Baudos përfshin vila në Fiano Romano, prona në Noto e Sirakuzë, si dhe pesë apartamente në Romë me vlerë rreth 5 milionë euro. Në testament, përveç ndarjes mes të afërmve dhe Dina Minnës, nuk përjashtohet mundësia e dhurimeve për bamirësi.
Ky gjest i Baudos, që i kushtoi pothuajse të njëjtën pjesë sekretares sa edhe fëmijëve, konfirmon marrëdhënien e veçantë e të gjatë që e pati me të. “Unë humba sot, babain tim, “- tha ajo ndërsa priste ngushëllime bashkë me vajzën e Pippo Baudos./ dritare.net

















