Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Peticion për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO

Peticion për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO

Pasi UNESCO u shpall zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, tashmë është ndërmarrë një nismë publike për njohjen e plisit shqiptar si pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, me synimin për të mbrojtur dhe promovuar një nga simbolet më të rëndësishme të identitetit kombëtar shqiptar.

Plisi, kapuçi tradicional prej leshi të bardhë, është përdorur nga shqiptarët prej shekujsh dhe konsiderohet një emblemë e trashëgimisë kulturore dhe historike të popullit shqiptar. Iniciatorët e nismës theksojnë se, për shkak të mungesës së njohjes ndërkombëtare dhe ndikimit të globalizimit, ky simbol rrezikon të margjinalizohet dhe të harrohet.

Peticion për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO

Në thirrjen drejtuar UNESCO-s, plisi përshkruhet jo vetëm si një element veshjeje tradicionale, por si një shenjë identitare që mishëron historinë, traditat dhe qëndrueshmërinë e shqiptarëve, duke lidhur brezat e sotëm me të parët e tyre. Sipas nismëtarëve, njohja e plisit nga UNESCO do të shërbente për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe për ndërgjegjësimin e brezave të rinj mbi rëndësinë e saj.

Peticion për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO

Po ashtu, theksohet se një status i tillë do të kontribuonte edhe në rritjen e interesit turistik për rajonin, duke promovuar kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Qytetarët ftohen të mbështesin këtë iniciativë përmes nënshkrimit dhe shpërndarjes së peticionit, (në këtë link) me synimin që plisi shqiptar të marrë njohjen zyrtare ndërkombëtare dhe të ruhet si një vlerë e përbashkët kulturore për brezat e ardhshëm./L.F-dritare.net