Katër vjet nga pushtimi rus. Lufta vazhdon!
Dritare.net

Në përvjetorin e katërt të nisjes së pushtimit të plotë rus më 24 shkurt 2022, presidenti i Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina do të bëjë gjithçka për të arritur paqen, duke theksuar se Rusia “nuk i ka arritur qëllimet e saj”.
Duke folur në prag të aktiviteteve përkujtimore në mbarë vendin, Zelensky tha se rezistenca ukrainase ka penguar planet fillestare të Kremlinit dhe ka ruajtur pavarësinë e shtetit. Ai pranoi gjithashtu koston e lartë njerëzore të konfliktit, duke bërë të ditur se të paktën 55,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës, megjithëse vlerësime të tjera sugjerojnë se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave të konfirmuara nga BBC, mbi 180,000 ushtarë rusë janë identifikuar si të vrarë në luftime, ndërsa besohet se shifra reale është më e madhe për shkak të rasteve të paregjistruara në vijën e frontit.
Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi deklaratat e fundit të Zelenskyt, por Moska vazhdon të këmbëngulë se operacioni i saj ushtarak po ecën sipas planit. Gjatë viteve të fundit, Rusia ka zgjeruar gradualisht territorin nën kontrollin e saj në disa rajone lindore dhe jugore të Ukrainës, ndërsa luftimet vazhdojnë përgjatë vijës së frontit.
Pesë vite pas fillimit të konfliktit, lufta mbetet një nga krizat më të mëdha të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, me pasoja të thella humanitare, ekonomike dhe gjeopolitike për rajonin dhe botën./L.F-dritare.net