Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bardhi: Balluku kërcënoi dëshmitarët dhe u ofroi para. Të arrestohet

Bardhi: Balluku kërcënoi dëshmitarët dhe u ofroi para.

Gazment Bardhi ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Imunitetit për rastin e Belinda Ballukut. Bardhu akuzoi kryeministrin Rama se kishte urdhëruar 5 anëtarët socialistë që të ktheheshin mburojë për Ballukun. Bardhi po ashtu zbuloi edhe qëndrimin e SPAK brenda në mbledhje, ku kërkojnë arrestimin e saj, ndërsa thanë se ‘të fortët’ kërcënuan dëshmitarët. Siç, Bardhi tha, prokurorët kanë deklaruar se janë duke hetuar nëse këta persona kanë ose jo lidhje me krimin.

"Asnjë surprizë, Rama kishte urdhëruar 5 anëtarët e tij që të bëheshin mburojë politike për të korruptuarën Balluku. Ajo që konfirmoi SPAK, është që situata penale ndaj Ballukut është rënduar së tepërmi krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. Masa që në këtë moment të hetimit, nuk mbrojnë dot hetimin e paanshëm dhe të plotë nga prokuroria. Në momentin që ndaj Ballukut është kërkuar marrja e masave shtrënguese dhe ndaluese në GJKKO ajo rrezikonte një dënim që shkonte deri në 10 vite, sot që flasim nëse provohen të akuzat, balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Kjo tregon që jemi në situatë të rënduar.

Prokurorët në një dëshmi tronditëse, i kanë vendosur në dispozicion këshillit provat se si balluku përmes dy formave, forma e parë përmes të fortëve që ata po hetojnë, nëse bëhet fjalë për persona të krimit është në hetim, dhe rezervuan të drejtën për të mos dhënë detaje. Kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen balluku,. Dhe forma e dytë, përmes zyrtarëve të lartë publik, që së pari duke kërcënuar dëshmitarët se do t’i hiqnin nga puna ata që dëshmonin kundër ballukut, është nënë, edhe babanë. Dhe pasi kishin dështuar me kërcënimin i kishin ofruar para.

Me paratë që i ka vjedhur shqiptarëve, kërkon të blejë dëshmitarët, sesi kërcënohen me bukën e gojës dëshmitarët. Falënderoj kolegët e Partia Socialiste e Shqipërisë që me pyetjet e tyre menduan se po zhysnin në paqartësi prokurorinë. Konfirmuan se nuk bëhej fjalë vetëm për të pandehur, por janë dhe dëshmitarë që do të thirren nga SPAK, janë kontaktuar dhe janë intimiduar, përmes të fortëve, që prokuroria konfirmon nëse janë nën hetim dhe nga zyrtarët e lartë, pjesë e kabinetit të zv. kryeministres, duke i kërcënuar me shkarkim nga detyra. Avokatët e Belinda Balluku e ndihmuan këshillin që të merrte një vendim për miratimin e kërkesës. Ne mund të refuzojmë një kërkesë për heqjen e imunitetit për një deputet nëse çështja ka ngjyresa politike ose ndërhyrje politike, dhe avokatët e pyetur nga ne e konfirmuan që e konsiderojnë çështje ligjore dhe nuk kanë asnjë pretendim për ndërhyrje politike.

SPAK ka konfirmuar që hetimet kanë hyrë në një fazë intensive, që pritet të ketë sekuestrime të tjera të dokumenteve. Kundërshtuan edhe atë që tha kryeministri Edi Rama, që prokurorët i kanë marrë tani të gjitha provat. Prokurorët konfirmuan që kjo nuk është e vërtetë. Prokuroria konfirmoi që çështja që ndodhet në Kuvendi i Shqipërisë nuk ka lidhje me çështjen në Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Pasi po përpiqeshin, asnjëri prej tyre nuk merrte dot fjalën për të thënë kush ishte qëndrimi i prerë. Njëri prej tyre u bë burrë dhe e tha qëndrimin, Rama përmes 5 anëtarëve vendosi të pengojë drejtësinë. Ata nuk ishin të gatshëm të votonin pro. Prokuroria foli sot për një dëm të rëndë ekonomik që i është bërë buxhetit të shtetit, flitet për miliona euro." tha deputeti demokrat./K.C/dritare.net