Avokati i Ballukut kërkon rrëzimin e kërkesës së SPAK: Të provohen pretendimet se rrezikon të prishë provat
E Hënë 23 Shkurt 2026, 12:12
Dritare.net

Avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalija i ka kërkuar prokurorisë të provojë pretendimet se Balluku rrezikon që të prishë provat hetimore përderisa kërkon zëvendësim të masës së sigurisë. Kalija thotë se Balluku ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur më në detyrë dhe se ka dorëzuar dokumentet personale.
“Prokuroria ka detyrimin që të provojë kushtet që Belinda Balluku po tenton të largohet nga vendi në një kohë kur kërkon zëvendësimin. Ajo ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur në detyrë. Zonja ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës”, tha avokati i Ballukut, Ardian Kalija./L.F-dritare/net