Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Synojmë ta hapim nesër
Dritare.net

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, deklaroi se rruga Librazhd–Pogradec aktualisht është e papërdorshme për qarkullim dhe ura vazhdon të degradohet, pavarësisht përpjekjeve të kompanisë kontraktore “ANK”, e cila po punon për rikthimin e aksit në normalitet. Kozeli theksoi se synohet që aksi të hapet nesër, megjithëse situata mbetet kritike.
“Gjatë gjithë mbrëmjes kontraktori ka vijuar punimet me ritme të mira, por ura dhe terreni kanë patur lëvizje edhe gjatë natës. Aktualisht ura ka një zhvendosje prej 40 cm, nga të cilat 7 cm janë vetëm nga dita e djeshme. Punimet vazhdojnë intensivisht, por aksi mbetet i mbyllur, dhe shpresojmë ta hapim ditën e nesërme,” tha Kozeli.
Ai shtoi se rezultatet paraprake të shërbimit gjeologjik tregojnë një plan rrëshqitjeje deri në 7 metra dhe se sezoni dimëror ka qenë jashtë normales, me shirat që kanë vazhduar për tre muaj pa ndërprerje. Kozeli theksoi gjithashtu se dokumentacioni i kontraktorit është i rregullt dhe se raporti final gjeologjik do të udhëzojë masat e mëtejshme për stabilizimin e urës, e cila është ndërtuar në vitin 1997 dhe tashmë konsiderohet jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të fundit./K.C/dritare.bet