
Virgjëresha
Kjo është një javë e favorshme për të vendosur rregull në shumë aspekte të jetës suaj. Do ndjeni nevojën për qartësi dhe organizim. Në dashuri komunikimi bëhet më i hapur dhe ndihmon në forcimin e marrëdhënieve. Edhe situatat që kanë qenë të paqarta mund të gjejnë zgjidhje. Beqarët mund të afrohen me dikë që ndajnë të njëjtat vlera. Në punë jeni të përqendruar dhe të besueshëm. Megjithatë përpiquni të mos jeni shumë kritikë ndaj vetes. Financat përmirësohen falë menaxhimit të kujdesshëm. Në mesin e javës mund të merrni një vlerësim për punën tuaj. Shëndeti është i mirë nëse ruani ekuilibrin mes punës dhe pushimit./dritare.net