
Përplasje në Urdhrin e Psikologëve. Ish-presidentja Valbona Treska refuzon të lirojë zyrën
Dritare.net
Një situatë e pazakontë ka ndodhur këtë të hënë pranë zyrave të Urdhrit të Psikologëve të Shqipërisë, ku Valbona Treska, ish-presidente e këtij institucioni, ka refuzuar të lirojë zyrën, pavarësisht zhvillimit të zgjedhjeve për drejtuesin e ri.
Sipas rezultateve zyrtare, Brunilda Laboviti ka fituar zgjedhjet për drejtimin e urdhrit me 238 vota, duke mposhtur kandidaten tjetër, Elona Mustafaraj, e cila mori 140 vota.
Laboviti ka deklaruar se nuk po i mundësohet marrja e detyrës, duke kërkuar ndërhyrjen e policisë për të zgjidhur situatën. Ajo shprehet se bllokimi i zyrës është në kundërshtim me rregullat dhe etikën institucionale.
Ndërkohë, arsyet e refuzimit të Valbona Treskës për t’u larguar nga zyra mbeten të paqarta, pasi nuk është bërë ende asnjë deklaratë publike nga ana e saj./L.F-dritare.net

















