Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përplasja e trenave në Greqi/ Ministria e Jashtme: Ja kush janë 4 shqiptarët që humbën jetën!

Përplasja e trenave në Greqi/ Ministria e Jashtme: Ja kush janë 4

Nga aksidenti i frikshëm i trenave në Greqi kanë mbetur të vdekur 4 shqiptarë të cilët janë identifikuar tashmë. Pritet të identifikohet edhe një tjetër shtetas me anë të analizave të ADN-së. Ja njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme:

Njoftim

Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

Ifigjenia Micka

Pavlin Bozo

Joanis Xhollas

Klaudia Lato

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.

MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve. /A.S- Dritare.net