Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, zgjati vetëm 30 minuta

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, zgjati

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila zgjati rreth 30 minuta. Në takim ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, si dhe ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Sipas burimeve, mbledhja kishte kryesisht karakter organizativ. Në fokus pritet të jetë edhe përcaktimi i datës për zhvillimin e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, zgjati

Takimi vjen pas mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS, të zhvilluar pak ditë më parë, si dhe në një moment të ndryshimeve të forta në qeveri.

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, zgjati

Me ristrukturimin e fundit të kabinetit, Rama shkarkoi Ballukun nga detyra e zv.kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Ndërkohë, Balluku është nën hetim për korrupsion nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila ka kërkuar arrestimin e saj. Çështja mbetet në shqyrtim, pasi Këshilli i Mandateve nuk ka marrë ende një vendim lidhur me imunitetin e saj parlamentar.

Opozita ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme heqjen e imunitetit të Ballukut. Të hënën, anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve dorëzuan raportin në Kuvend, duke kërkuar që ish-zv.kryeministrja të përballet me drejtësinë pa mbrojtje parlamentare.

Zhvillimet pritet të vijojnë në ditët në vijim, si në planin politik ashtu edhe në atë ligjor./L.F-dritare.net