Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Për ty do ketë veç ditëlindje! Letra e Agron Llakajt për bashkëshorten që nuk jeton më!

Për ty do ketë veç ditëlindje! Letra e Agron Llakajt
Aktori Agron Llakaj ndan me ndjekësit në Instagram një letër drejtuar bashkëshortes së tij, që do të festonte sot ditëlindjen.

"E dashur dhe e shenjtë Kostandina!

1 Dhjetor, Ti sot ke ditëlindjen, si sot nje vit më parë sa shumë festuam, qeshëm dhe gëzuam, sa me zjarr “happy birthday” kënduam, pa e ditur se ti po fikje qirinjtë e tortës së fundit, e kjo ditëlindje vjen e pakuptimtë pa Ty…
Cdo ditë në ecejaket tona drejt Teje, nje tufë lule e një qiri..
Shpirti yt që vjen cdo ditë e natë te ne, herë si flutur e herë si vegim,na bënë të mendojmë se ti na ndjek, na shikon nga atje lart, e ne kërkojmë dëshpërimisht me sytë nga qielli një shenjë nga Ty, duke shpresuar që ai Ylli që shndërrit më fortë natën je Ti, që ajo reja si engjëll je Ti, që Dielli ynë je Ti Kostandina, Dielli që presim cdo ditë te “rilind“…
Ahh sa e rëndë është pritja?!

Por Ti ke ditëlindjen sot, ndaj, buzëqesh shpirt e gëzo mes engjëjsh me Zotin atje lart!
Ai të solli në jetë në 1 dhjetor, Ty dashuria e jetës time dhe nëna thesar e fëmijëve tanë!
Kostandina e dashur deri në dhimbje, me sytë drejt Teje, të them se në këtë Ditëlindje, Ti je këtu, je mes nesh, je mes te gjithëve që deshe dhe të deshën aq shumë.
Qesh zemër, ashtu siç dije të qeshje Ti, si në këtë foto, me trup e shpirt!
Për Ty do ketë veç Ditëlindje! Të Dua!", shkruan aktori në Instagram./K.C/dritare.net