Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PD: 19 persona në Berat votuan 53 herë. Ja dokumenti që tregon parregullsitë!

PD: 19 persona në Berat votuan 53 herë. Ja dokumenti që tregon

Partia Demokratike nxori sot një dokument që sipas saj tregon se 19 persona në Berat botuan 53 herë. Nga ana tjetër PD-ja akuzon KAS-in se po pengon transparencën e zgjedhjeve.

“Kryqëzimi i të dhënave të shenjave të gishtave ka faktuar votimin e parregullt në qarkun e Beratit. 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë. Kjo e dhënë është shumë e rëndësishme, sepse verifikon që persona të ndryshëm kanë mashtruar duke votuar në emrin e personave të tjerë. Në Qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota. Ky dokument u pranua të merret nga KAS dhe nxjerr në pah parregullsitë proceduriale të procesit të votimit. PD theksoi se nëse KAS do të kishte pranuar të kërkonte edhe prova të tjera për blerjen e votës mes legalizimeve, punësimeve, përdorimit të shtetit për përfitim elektoral, masakra zgjedhore do të ishte shfaqur e plotë para shqiptarëve. PD akuzon KAS se po pengon transparencën e zgjedhjeve.”, thuhet në deklaratën e PD-së./K.C/dritare.net

PD: 19 persona në Berat votuan 53 herë. Ja dokumenti që tregon