Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Operacion SPAK–Prokuroria e Breshias. Goditet grupi i fuqishëm kriminal

Operacion SPAK–Prokuroria e Breshias. Goditet grupi i fuqishëm

SPAK dhe Prokuroria e Breshias në Itali po zhvillojnë një operacion të përbashkët kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. Me vendim të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) janë lëshuar 21 masa sigurie, ndërsa ende nuk dihet se sa prej tyre janë ekzekutuar.

Burime bëjnë me dije se operacioni është vijim i një aksioni të mëparshëm të zhvilluar në Itali, ku u godit një grup i fuqishëm i ’Ndrangheta-s, organizatë mafioze italiane, si dhe shtetas shqiptarë të dyshuar për lidhje të drejtpërdrejta me të.

Mes emrave të përmendur në hetimet e autoriteteve italiane është edhe Artur Hoxhosmani, i dyshuar si pjesë e rrjetit kriminal.

Detaje të tjera pritet të bëhen publike në orët në vijim, ndërsa hetimet janë në fazë aktive./L.F-dritare.net