
Nusja bën për spital vjehrrin, arrestohet!
E Diel 13 Shtator 2020, 20:08
Dritare.net
Një 40 vjeçare, V.P, është arrestuar në fshatin Krajen të Lezhës, pasi ka udhtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj Z.P.,70 vjeç.
Policia njofton se: Specialistët për Hetimin dhe Parandalim e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases V.P.,40 vjeçe,banuese në fshatin Krajen,Lezhë. Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj shtetasit Z.P.,70 vjeç./ I.M-Dritare.net

















