Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO! Tensione në seancë!

Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO! Tensione në seancë!

Nuredin Dumani po dëshmon në GJKKO në kuadër të dosjes “Plumbi I Artë”.

Bashkëpunëtori i drejtësisë ka folur para gjykatës grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavajë e Durrës me Talo Çelën, Ilirjan Feçin, Gentian Sharrën.

“Tek grabitja në Kavajë, Talo i ra me levë në kokë kambistit, atij iu thye nofulla nuk fliste dot, morëm çantën u larguam, ndamë lekët pastaj diku tek 20 milionë”

Seanca është shoqëruar me tensione pasi të akuzuarit nga SPAK i janë kundërvënë bashkëpunëtorit të drejtësisë duke I ndërprerë dëshminë. Kjo detyroi gjykatën të ndërpresë për disa minuta seancën./E.P-dritare.net