Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nuk është virozë e zakontë. Ja simptomat që nuk duhet t’i neglizhoni!

Nuk është virozë  e zakontë. Ja simptomat që nuk duhet

Virozat që po qarkullojnë aktualisht në Shqipëri, nuk janë ato klasiket. Simptomat kanë ndryshuar dhe prekin thuajse të gjitha grupmoshat, që nga fëmijët te të moshuarit. Ja çfarë thotë mjekja Sonila Brati në Dritare TV.

“Grupmoshat më të predispozuara janë moshat pediatrike, janë problematike shpeshherë bebet e vogla që vijnë me temperaturë, mund të përfundojnë dhe në bronkiolite. Kemi pasur raste që kanë përfunduar dhe në terapi oksigjeni për shkak të komplikacioneve. Problematikë janë fëmijët e çerdheve, të kopshteve, por edhe moshat e rritura moshat mbi 10 vjeç deri në 14 vjeç. Shpeshherë prindërit kanë menaxhimin e temperaturës. Po ashtu dhe një kategori tjetër që duhet të ketë kujdes janë moshat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike qoftë me hipertension, diabet etj. Kështu që besoj se këto janë dy kategoritë më të rriskuara.

Nuk është ajo viroza klasike që ne kemi parë gjithmonë që fillon dita e parë dhe e dytë me temperaturë dhe më pas fillon të ketë një zbehje të temperaturës, ndërsa tani temperature e lartë përveçse është çdo 2-3 orë shkon gjatë në ditë, kemi patur raste që kanë shkuar deri në 10 ditë. Dhe ajo që po vëmë re në këtë virozë, ndryshe nga të tjerat, fëmijët mund të kenë vetëm temperaturë dhe asgjë tjetër.

Është konfirmuar tashmë zyrtarisht virusi RSV në Shqipëri dhe prek rrugët e frymëmarrjes, bën komplikime shpeshherë edhe në mushkëri, nëse nuk kapet në kohë mund të çojë deri në probleme të rënda.

Nuk duhen neglizhuar simptomat, virusi RSV, përveç se ka një kategori të caktuar që mund të prekë më tepër si fëmijët 0-1 vjeç, fëmijët e moshave nën 5 vjeç, fëmijët e lindur prematurë, moshat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundshmëri kronike, nëse prindërit shohin se fëmija ka temperaturë, ka kollë, vështirësi në frymëmarrje, i përgjumur, i lodhur duhet të drejtohen menjëherë te mjeku. Sepse prindërit shpeshherë kur fëmija ka temperaturë 38 mendojnë që është një situatë virale kalimtare. Por sidomos te bebet e vogla ky mund të jetë dhe virusi RSV dhe kthehet në një problem madhor.

Në rastin e RSV janë ekzaminimet laboratorike dhe imazherike që bëhen, nuk ka test si në rastin e Covid 19. Të sëmurët duhet të bëjnë një grafi të mushkërisë për të parë se çfarë po ndodh në mushkërinë e tyre dhe pjesa më e madhe e fëmijëve të vegjël që vijnë, bëjnë ose bronkiolite ose mund të përfundojnë deri në pneumoni intersticiale dhe i duhen pastaj të hospitalizohen, të shtrohen atje dhe të marrin mjekim. Pra është një virus që kërkojnë shumë përgjegjshmëri nga prindërit dhe nga ne”, u shpreh doktoreshë Brati në Dritare TV./L.F-dritare.net