
Vjet në këtë kohë, nuk flisnim për koronavirus, por për modë, për evente dhe vipa, sepse në fillim maji ishte Met Gala, një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës ku gjithçka shkëlqen falë pjesëmarrjes së yjeve botërorë dhe veshjeve fantastike të dizajnerëve.
Ndërsa këtë vit Met Gala është shtyrë, vipat po na e risjellin përmes Instagramit, ku kanë publikuar fotot e tyre, të viteve të shkuara.
Dizajnerë, modele, këngëtare, aktorë e yjet televiziv po ndajnë në rrjetet e tyre sociale foto të vjetra, duke e bërë sërish gjithë botën të flasë për eventin më të shumëpritur.
Të parët që publikuan foto ishin Jared Leto, Naomi Campbell, Rita Ora, Jeremy Scott etj.
Gjithashtu edhe Donatela Versace, Dua Lipa, Kylie Jenner, kanë postuar foto.
Mbase këtë vit nuk do të kemi Met Gala, por të shpresojmë që gjithçka do të shkojë mirë dhe evente të tilla e lajme të mira të kemi plot./E.B-dritare.net

















