
Nis vaksinimi i mjekëve të Kosovës në Kukës!
Dritare.net
Më shumë se 250 mjekë dhe infermierë nga Kosova kanë mbërritur sot në Kukës për të kryer procesin e vaksinimit me vaksinën Astrazeneca. Mediat lokale raportojnë se në pallatin e kulturës Hasan Prishtina në Kukës, po imunizohen dhjetëra mjekë dhe infermierë, të cilët marrin sot dozën e parë të vaksinës, aq e nevojshme për t’i mbrojtur ata nga virusi vdekjeprurës. Autoritetet e shëndetit publik të Kosovës thonë se do të paraqiten rreth 500 mjekë dhe infermierë nga Kosova, të cilët janë përfshirë në listat e imunizimit nga autoritetet shëndetësore të Kosovës. Procesin e ka ndjekur nga afër edhe kryeministri Edi Rama dhe epidemiologe të Tiranës, mes tyre Silva Bino. Procesi po ecën normalisht dhe pritet që këtë fundjavë të kryhet marrja e dorës së parë të mjekëve nga Kosova./L.F-dritare.net

















