Nis kompensimi për dëmet nga zjarret, 191.5 milionë lekë për 10 bashki
E Mërkurë 31 Dhjetor 2025, 08:08
Dritare.net

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka nisur që prej ditës së djeshme shpërndarjen e fondeve për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret gjatë periudhës 15 Qershor – 15 Shtator 2025. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu. Në total, 191.5 milionë lekë janë vënë në dispozicion të 10 bashkive në mbarë vendin.
Fondi është akorduar pas përfundimit të procesit të plotë të vlerësimit dhe verifikimit të dëmeve, duke synuar mbështetjen e familjeve dhe strukturave të prekura nga zjarret e sezonit veror. Autoritetet bëjnë me dije se shpërndarja e fondeve do të ndiqet nga afër për të garantuar transparencë dhe përdorim të drejtë të tyre./L.F-dritare.net