
Ngjarjet në Izrael e Gaza/ Ja çfarë thotë Yuval Noah Harari, një prej emrave më në zë të mendimit bashkëkohor!
Dritare.net
Një prej emrave më ndikues të mendimit bashkëkohor në botë, Yuval Noah Harari ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në Izrael e Gaza. Ai është hebre, dhe përmes një statusi në “Twitter”, thotë se dhuna është rezultat i vendimeve të llogaritura njerëzore. Sipas tij, ky nuk është shpërthim në mënyrë spontane.
"Jam thellësisht i trishtuar nga ngjarjet në vendlindjen time dhe vuajtjet e shkaktuara ndaj shumë njerëzve të pafajshëm. Kjo dhunë nuk është katastrofë natyrore apo shpërthim në mënyrë spontane. Urrejtja mbillet dhe ujitet për vite me radhë, dhe dhuna në shkallë të gjerë është gjithmonë rezultat i vendimeve të llogaritura njerëzore", shkruan ai.
Yuval Noah Harari është një historian, filozof dhe autori më i shitur i Sapiens: A Brief History of Humankind, Homo Deus: A Brief History of Tomorrow, 21 Mësime për Shekullin 21, dhe Sapiens: Një Histori Grafike. Librat e tij kanë shitur 27.5 milionë kopje në 60 gjuhë dhe ai konsiderohet si një nga intelektualët më me ndikim në botë sot./dritare.net

















