Nga Shqipëria në Norvegji! Historia e Migreta Dervishit, mjekes vlonjate!
Dritare.net
Logopedia Migreta Dervishi në Dritare TV rrëfeu historinë e saj si mjeke e specializuar në Norvegji, pas studimeve në vendin tonë për punë sociale.
E rritur në Vlorë, Migreta u largua drejt shtetit norvegjez me një projekt 4 vjeçar në fushën e punëve sociale, i cili i dha mundësinë më pas të specializohej si logopede.
Po ashtu së fundmi Migreta ka botuar dhe librin e saj të parë, Disleksia dhe vështirësitë me leximin dhe shkrimin", ku shpjegohen mjaft diagnoza në fushën e logopedisë.
“Unë punoj si logopede prej disa vitesh në Norvegji. Librin erdhi si pasojë e nevojë së informacionit për këtë fushë në Shqipëri.
Kam studiuar në Tiranë në Fakultetin e Shkencave Sociale, për punë sociale. Në vitin e fundit të studimeve, u bëra pjesë e një projekti dhe u përzgjodha për bursë në Norvegji.
Më pas kreva specializimin në Shkenca Mjekësore për logopedi, me bursë nga shteti norvegjez. Fillimet kanë qenë të vështira, por bursa na mundësoi gjithçka gati, nga akomodimi deri tek arsimi.
Në Norvegji vlerësohesh në bazë të krediteve të studimeve, nuk ka ndarje, mes degëve shoqërore dhe shkencore. Po ashtu vlerësohet eksperienca.
Tani punoj si logopede në Oslo të Norvegjisë. Librin "Disleksia dhe vështirësitë me leximin dhe shkrimin", fillova ta shkruar pas kontakteve të vazhdueshme me mjekët në Shqipëri, nevojës për informacion që ata kishin, lidhur me këtë fushë të mjekësisë. Libri është i bazuar në eksperiencën time të punës, por edhe në studime internacionale.
Shpjegohen diagnoza të ndryshme, si disleksia, e njohur edhe si çrregullim leximi. Karakterizohet nga probleme me leximin pavarësisht nga inteligjenca normale.
Libri mund të përdoret nga të gjithë, prindër, profesionistë etj.
Mund të përdoret në shkolla, ku mësuesit të kuptojnë më tepër mbi disleksinë, për të ndihmuar nxënësit që kanë probleme.
Librin e kam konsultuar me kolegë shqiptarë dhe norvegjezë, lidhur me përmbajtjen, nevojat që ka për studime të thelluara në këtë fushë. Po ashtu në libër shpjegohen edhe shenjat e çdo diagnoze, si tek disleksia, ku fëmijët shpesh herë mundohen ta shmangin të punuarit me alfabetin, me shkronjat.
Kanë një mungesë ndërgjegjësimi të sistemit fonologjik, ku nëse do t’i pyesim fëmijët se me çfarë shkronje i nis emri i tyre, e kanë të vështirë ta përshkruajnë. Por nëse trajtimi fillon herët, vështirësitë sa vijnë dhe ulen, por kjo diagnozë vazhdon për gjithë jetën.
Mendohet se disleksia mund të diagnostikohet shumë herët, prej klasën e dytë. Unë jam certifikuar për diagnostikimin e disleksisë në Norvegji, është e nevojshme diskutimi me profesionistë, që të jepet ndihma e nevojshme.
Ajo që mungon në Shqipëri, është literatura, nuk ka diçka specifike. Në Norvegji, unë punoj në klinikë private me pacientë shqiptarë. Kjo pasi në Oslo të Norvegjisë, jam e vetmja logopede shqiptare.”, tregoi logopedia./M.K-dritare.net