
Kështu i përkufizon satiristi Luan Laze gazetarët shqiptarë!
Dritare.net
Në emisionin Dekalog në DritareTV, gazetari Roland Qafoku lexoi përkufizimet satirike që gazetari dhe satiristi Luan Laze ka shkruar në librin e tij “Fjalor Humoristik për Gazetarët”, ku satira i drejtohet disa nga figurave më të njohura të medias shqiptare.
View this post on Instagram
Në librin e tij, Luan Laze i përkufizon gazetarët më të njohur të medias shqiptare kështu:
Bashkim Hoxha – Dritare e fjalës që derdhet në det
Fatos Baxhaku – Shishe që pikon mendim e shije
Shpëtim Nazarko – Pantomimist që flet si Kasandra
Mentor Nazarko – Qetësi me prejardhje presidenciale
Enkel Demi – Bindje e majtë me shërbim djathtas
Monika Stafa – Aperitivi i syve para gjumit
Alfred Peza – Liri fjalësh me disiplinë
Ilir Babaramo – Dajaku që shkarkon ministra
Aleksandër Çipa – Kryeredaktor i lindur për gazetar
Bledi Nushi – Një ndjesë për lajmin që ju japim
Blendi Fevziu – Fjalë që kushtonjë miliona
Rudina Xhunga – Zbutëse e egërsisë politike
Robert Papa – Sharje që mund të jetë edhe profesion
Andrea Stefani – Inati i pa ruar shqiptar me stof “Irexi”
Armir Shkurti – Urtësi që vjen nga bindjet
Fahri Balliu – Krisëm me vrer dhe erë
Mustafa Nano – Të tjerët që fillojnë me Unë
Filip Çakuli – Premtim i realizuar vetëm në ëndërr
Andi Bushati – Emër i shitur, mbiemër i pa blerë
Roland Qafoku – Kronikë e zezë që ngjitet në shkallë
Sajmiri – E qeshur që shijohet me skafander
Doktori – Një kurë kundra pijes
Armand Shkullaku – Komandant që niset pas çdo dezertori
Ylli Rakipi – Analist me shumë kate
Alban Dudushi – Pagjumësi që flet me vete
Mero Baze – Kobure që shkreh nga qytë dhe qytja
Andi Bejtja – Shkëlqim që i sjell vetëm kurora
Fatos Lubonja – Penë e zbutur nga premtimi
Arben Vata – Lexues i rregullt i analizave të veta
Nikollë Lesi – Fjalëkryq që nuk e zgjidh as Vokopola
Rezeart Xhaxhiu – Puçërr që nuk të ndryshon maskën
Ilva Tare – Mendjemadhësi që i shet mend vetes
Alban Bala – Analizë që fillon me “BISMILAH”
Alfons Zeneli – Paanshmëri që qellon vetëm nga e majta
Baton Haxhiu – Objekt xhelozie me pasaportë fqinji
Genc Ymeraj – Një zë në kërkim të të zotit
Mentor Kikia – Seriozitet që e beson edhe vetë
Sonila Meço – Lajmi fillon me plastika
Franko Egro – Kur pozat të bëjnë të mençur
Mitro Çela – Këshillë për fëmijët e tij të parë
Bardhi Sejdarasi – Dardhë e mocme me kokrra qershie
Arjan Cani – Fotokopje franceze pa ngjyra
Edi Lesi – Veturë me një gaz dhe tre frena
Agim Isaku – Një qafë që vjen nga humbja
Henri Çili – Stinë kalimtare liberalizmi
Reis Çiço – Stilolaps tradicional xhepi, pa bojë
Dashnor Kaloshi – Sonambul që flet me të vdekurit
Edison Ypi – Një perëndim me çmenduri normale
Edi Paloka – Imunitet që thyhen edhe vazo
Kadri Vokopola – Kutia e pazgjidhur e fjalëkryqit
Luan Laze – shkruani çfarë të dëshironi. /E.P-dritare.net
Shiko këtu emisionin e plotë

















