
Nga Kosova në Tiranë 2 ditë në këmbë/ Potestuesi: Para 2 muajsh i kërkova Ramës të mbështeste liderët e UÇK-së
Dritare.net
Protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë ka nisur në sheshin "Skëndërbej". Një nga protestuesit e shumtë e ardhur nga Kosova,ka treguar se ka udhëtuar në këmbë prej 2 ditësh nga Prishtina në Tiranë për t'ju bashkuar këtij tubimi.
Protestuesi tha se 2 muaj më parë i kërkoi direkt kryeministrit Edi Rama që të organizonte një protestë në mbështetje të liderve të UÇK-së.
““E kam marrë këtë nismë para 2 muajsh kur jam kthyer nga Haga kur erdha në Tiranë dhe kërkova nga kryeministri Rama të bëhej një protestë në Tiranë.
Jam nisur para dy ditësh nga Prishtina për të mbërritur në Tiranë. Falënderoj popullin shqiptar, policinë e Kosovës që më kanë përkrahë.
Duhet dhe një protestë e madhe për tu mbajtur në Shkup, dhe janë përkrah çlirimtarëve, se ata po akuzohen me aktakuza të Beogradit”, u shpreh ai./M.K-dritare.net

















