
Video/ Kandidatja për Tiranën, Ogerta Manastirliu përlotet teksa këndohej kënga “Mora Fjalë”
E Premte 17 Tetor 2025, 19:07
Dritare.net
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme në protestën në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u zhvillua në kryeqytet.
Manastirliu në një deklaratë për mediat tha: “Jam këtu si qytetare e Tiranës. Të gjithë këtu jemi për një qëllim, “Liria ka një emër” dhe është Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.
Madje, teksa në tubim këndohej kënga “Mora fjalë”, ish-ministrja siç duket edhe në video nuk i ka mbajtur dot lotët./dritare.net

















