
Mijëra shqiptarë protestuan në mbrojtje të UÇK-së, mbyllet tubimi në sheshin Skënderbej
Dritare.net
Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-s në sheshin Skëndërbej në Tiranë është mbyllur. Në tubimin "LIRIA KA EMËR" morën pjesë figura politike të Kosovës dhe deputetët e Partisë Socialiste nga Shqipëria.
Nga sheshi "Skëndërbej" mbajtën fjalën ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Një emigrante e cila mori pjesë në protestë tha se është në gjendje të bëjë gjithçka për vendin e saj, dhe se vlerat e UÇK-së nuk mund të harrohen.
“Kam ardh nga Gjermania për të përkrahur çlirimtarët tanë të cilët e meritojnë, sepse ata na e kanë pru lirinë, dhe pa ta nuk do të kishim liri sot. Kam respektin më të madh për Hashim Thaçin, liderin e të gjitha kohërave, njeriun që dha gjithçka për lirinë tonë, që ne sot po e gëzojmë. Nuk guxojmë ta harrojmë këtë vlerë kaq të madhe, sidomos të UÇK-së në përgjithësi. Unë jam në gjendje të bëjë gjithçka për vendin tim”, u shpreh ajo për klankosova./dritare.net

















