
FOTOT/ Portretet e njerëzve që besuan te liria e Kosovës
Dritare.net
“Unë jam UÇK”. Kjo thirrje bëri bashkë mijëra shqiptarë në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Imazhi i ish-presidentit Hashtim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit u shfaq krah bustit të heroit kombëtar Gjergj Skënderbeu, ndërsa përballë tij mijëra shqiptarë jehuan me thirrjet “liri dhe drejtësi për çlirimtarët”.
Protesta u zhvillua për 1 orë dhe nisi me himnin kombëtar shqiptar dhe bëri bashkë mijëra shqiptarë të cilët që prej orëve të para të mëngjesit vërshuan në kryeqytetin e shqiptarëve, Tiranën, për t’i dhënë mesazhin e qartë Gjykatës Speciale, se çlirimtarët e Kosovës po i mban padrejtësisht në qeli.
Këngët patriotike nuk munguan në protestë, ndërsa veteranët e UÇK-së udhëtuan nga Kosova të veshur me uniformën ushtarake, si dëshmi e gjallë e luftës për liri.

















