Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ali Ahmeti: UÇK-ja luftoi gjenocidin serb, nuk shkeli ligjin e luftës

Ali Ahmeti: UÇK-ja luftoi gjenocidin serb, nuk shkeli ligjin e

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka mbatur një fjalim në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-s, ku theksoi se zanafilla e Gjykatës Speciale është në raportimet e trillimeve për trafikim orgnesh.

“Faleminderit Shqipëri, nënë. Na ke trajtuar dhe pritur si nëna,bijë. Do të doja të falenderoja presidentin Alfred Moisiun, çlirimtarin që ka dalë këtu me një shekull në shpatull për tu solidarizuar me luftëtarët e lirisë. Të nderuar bashkëkombas, shoqata të Shqipërisë dhe Tiranës, për organizimin dhe kontributin që jepni në këtë fushë për drejtësi. Të nderuar atdhetarë nga të gjitha trojet përballë shtatit të lartë të Gjergj Kastriotit.

Sot jemi bashkë në Tiranë, Prishtina e Shkupi e kështu qofshim përherë. Po ngremë zërin për drejtësi, respekt, njohjen e luftës sonë të drejtë, për pavarësi dhe miqësi me Amerikën. Zanafilla e Gjykatës Speciale është në raportimet e trillimeve për trafikim orgnesh. Kjo çështje që doli nga kuzhina serbe u konstatua që nuk është e vërtetë dhe u mbyllën hetimet.

Dick Marty e riaktivizoi këtë temë me porosi ruso-serbe që detyroi gjykatën të hetojë ëpr këtë çështje. Kjo Gjykatë u themelua që të zbardhë pretendimet për trafikim organesh.

Kur u hetua dhe u kuptua që ishte trillim për të nxirë imaqzhin e luftës sonë, prokuroria përpiloi një aktakuzë në ditën ku në Uashington duhet të bëhej marrëveshja për njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës. Aktakuza ska të bëjë me trafikim organesh, por është riciklim ndaj akuzave më të hershme," tha Ahmeti./M.K-dritare.net