Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nëntë të vrarë dhe mbi 25 të plagosur nga të shtënat në një shkollë në Kanada

Nëntë të vrarë dhe mbi 25 të plagosur nga të

Nëntë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 25 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë dhe një banesë në provincën British Columbia, në perëndim të Kanadasë, kanë bërë të ditur autoritetet.

Sipas policisë, gjashtë viktima u gjetën të vdekura brenda ambienteve të Tumbler Ridge Secondary School, ndërsa një person i shtatë ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Trupi i të dyshuarit u gjet gjithashtu në shkollë, sipas zyrtarëve.

Dy viktima të tjera u gjetën të pajeta brenda një banese pranë shkollës.

Autoritetet thanë se e njohin identitetin e autorit të dyshuar, por nuk kanë bërë publik emrin dhe gjininë e tij/saj.

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, u shpreh i “shkatërruar” nga ajo që e quajti “të shtëna të tmerrshme”, ndërsa kryeministri i British Columbia, David Eby, tha se reagimi i shpejtë i policisë bëri që “tragjedia të mos ishte edhe më e rëndë”.

Një nxënës i shkollës Tumbler Ridge Secondary School deklaroi për CBC se gjatë sulmit ai dhe shokët e klasës “vendosën tavolina dhe bllokuan dyert” për t’u mbrojtur.

Tumbler Ridge është një qytet i vogël me rreth 2,400 banorë, i vendosur rreth 750 milje (1,200 kilometra) në veri të Vancouverit, qyteti më i madh në British Columbia. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike./L.F-dritare.net