Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-kandidati demokrat: Ja pse nuk ikën Sali Berisha!

Ish-kandidati demokrat: Ja pse nuk ikën Sali Berisha!

I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, ish-kandidati i PD-së për bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma komentoi situatën brenda Partisë Demokratike dhe rolin e Sali Berishës në drejtimin e saj. Sipas tij, Berisha nuk duket i bindur se kujt duhet t’i kalojë drejtimin e partisë dhe aktualisht po përpiqet të gjejë kandidatin e duhur për pasardhës.

Guma vuri në dukje se brenda strukturave të PD-së nuk ka një figurë të qartë lidershipi që mund të marrë drejtimin e partisë. Ai e vijoi deklaratën e tij duke thënë se Berisha duhet të ikë dhe nuk duhet të kandidojë më për kreun e Partisë Demokratike. Sipas tij, Berisha duhet të bëjë zgjedhjen e duhur dhe të vendosë për një kandidaturë që do të pasojë drejtimin e partisë, duke lënë hapësirë për një garë mes të rinjve./K.C/dritare.net