Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

10 shkurt 1947 – Traktati i Parisit. Ishulli i Sazanit bëhet përfundimisht i Shqipërisë

10 shkurt 1947 – Traktati i Parisit. Ishulli i Sazanit bëhet

Nga Artur Meçollari
Datë në historinë detare
Më 10 shkurt 1947, nëpërmjet Traktatit të Paqes të Parisit, Ishullin e Sazanit i kalon edhe de juro përfundimisht Shqipërisë. Ky traktat anulloi vendimin e Traktatit të Londrës të vitit 1915.
Nga nëtori 1912 deti janar 1914 ishulli i Sazanit ka qënë nën kontrollin e Greqisë, të cilët hoqën dorë përfundimisht me Dekret Mbretëror në korrik 1914. Më 26 prill 1915, Traktatit i Londësi i kaloi Sazanin, Vlorën dhe rrethinat e saj, Italisë. Më 30 tetor 1914, anije të Divizionit Special të Marinës Mbretërore Italiane zbarkuan në gjirin e Shën Nikollës (ishulli i Sazanit). Në ishullin e Sazanit zbarkuan 5 oficerë, 18 nënoficerë dhe 153 detarë.

10 shkurt 1947 – Traktati i Parisit. Ishulli i Sazanit bëhet

Po në këtë ditë korracata “Enrico Dandolo” zbarkoi në qytetin e Vlorës me 15 personelë shëndetësor, me qëllim krijimin e një nyje mjekësore në këtë qytet. Më 2 dhjetor 1915 Vlora dhe rrethinat e saj pushtohet nga italianët dhe më 2 gusht 1920, mbas çlirimit të Vlorës, Qeveria e Sulejman Delvinës me një traktat i kalon Italisë vetëm kontrollin e ishullit të Sazanit. Kufiri detar midis Italisë dhe Shqipërisë kalonte brenda Gjirit të Vlorës dhe dy ngushticat e hyrjeve të tij ishin pjese e deteve territoriale të Shqipërisë dhe Italisë.
Midis dy luftrave Ishulli i Sazanit ishte territor i Mbretërisë së Italisë. Më 19 dhjetor 1920 Sazani bëhet pjesë e komunës së Lagostës, Itali.

10 shkurt 1947 – Traktati i Parisit. Ishulli i Sazanit bëhet

Më pas më 18 janar 1923 pjesë e provincës së Zarës, Itali dhe më 7 Janar 1941 pjesë e provincës së Kataros, Itali, deri në kapitullimin e Italisë në shtator 1943. Nga viti 1914 deri në vitin 1943 ishulli i Sazanit është administruar nga 27 komandant italian. Më 10 Shtator 1943, mbas kapitullimit të Italisë, Ishulli i Sazanit pushtohet nga Gjermanët, por më 22 tetor 1944 Forcat Nacional-Çlirimtare çlirojnë Ishullin e Sazanit dhe nga ky moment ai bëhet përsëri pjesë de facto e Shqipërisë. Më 10 shkurt 1947, nëpërmjet Traktatit të Paqes të Parisit, mbas 29 vitesh, Ishullin e Sazanit i kalon përsëri Shqipërisë si pjesë e integritetit të saj territorial.

10 shkurt 1947 – Traktati i Parisit. Ishulli i Sazanit bëhet
Vetëm për ishullin e Sazanit, në kuadër të gjirit të Vlorës apo të ishujve të Diapontes, në 200 vitet e fundit ka disa traktate dhe marrëveshje ndërkombëtare, si ato të viteve 1815, 1864, 1915, 1920, 1947, 1957 dhe 1959. Në 700 vitet e fundit ishulli i Sazanit është kontrolluar në periudha të ndryshme nga venedikasit, britanikët, osmanët, grekët, italianët dhe gjermanët./Marrë nga facebook-u i autorit