Fotot/ Çfarë nuk u pa nga protesta para Kryeministrisë!
E Martë 10 Shkurt 2026, 19:07
Dritare.net

Me tensione u mbyll protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë.
Pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, një grup protestuesish hodhi molotovë, fishekzjarre dhe sende të forta drejt godinës së Kryeministrisë dhe forcave të policisë.

Policia ndërhyri me ujë për shpërndarjen e turmës, duke parandaluar përplasje më të rënda, ndërsa disa protestues tentuan të thyejnë kordonin e sigurisë.
Protesta u zhvillua nën masa të shtuara sigurie dhe me prani të madhe policore në zonë./K.C/dritare.net