Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Salianji merr pjesë në protestën e PD-së

Salianji merr pjesë në protestën e PD-së

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili sipas zhvillimeve të fundit është vetëpërjashtuar nga strukturat e Partisë Demokratike pas tensioneve të brendshme, nuk i është përmbajtur qëndrimeve të drejtuesve të partisë.

Ai është parë në protestën e opozitës i shoqëruar nga mbështetës dhe simpatizantë të tij.

Kujtojmë se vetëm pak orë para nisjes së protestës, Salianji kishte bërë thirrje publike për pjesëmarrje në tubimin e sotëm./K.C/dritare.net