Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nënshkruhet marrëveshja për krijimin e Muzeut “Besa” në Tiranë

Nënshkruhet marrëveshja për krijimin e Muzeut “Besa”

Ministri Blendi Gonxhja ka bërë të ditur nënshkrimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Fondacionit Kulturor “Besa”, për realizimin e projektit të Muzeut “Besa” në Tirana.

Marrëveshja u firmos në kuadër të Samitit të IV të Diasporës dhe synon jetësimin e një hapësire muzeale që do të pasqyrojë një nga kapitujt më domethënës të historisë shqiptare. Muzeu do të fokusohet në historitë e familjeve shqiptare që gjatë Lufta e Dytë Botërore strehuan dhe shpëtuan hebrenjtë, duke mishëruar vlerat e njohura të Besës: besnikërinë, mikpritjen, nderin dhe traditën.

Nënshkruhet marrëveshja për krijimin e Muzeut “Besa”

Sipas ministrit Gonxhja, ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit. Realizimi i muzeut pritet të zgjasë rreth 36 muaj dhe do të financohet tërësisht përmes donacioneve dhe filantropisë.

Nënshkruhet marrëveshja për krijimin e Muzeut “Besa”

Muzeu “Besa” synon të shndërrohet në një pikë referimi për turizmin kulturor dhe historik në Shqipëri, duke sjellë një rrëfim autentik për vizitorët vendas dhe të huaj. Projekti konsiderohet si një investim me vlerë të veçantë, që pritet të kontribuojë në forcimin e identitetit kombëtar dhe promovimin e një prej virtyteve më unike shqiptare në arenën ndërkombëtare./L.F-dritare.net