Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Internet falas në Shkodër!

Internet falas në Shkodër!

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Shkodrës.

Rama në ‘Facebook’ shkruan se duke nisur nga sot, 18 shtator në qytetin e Shkodrës do të ofrohet internet falas për atraksionet turistike dhe pedonalet e qytetit.

“MIRËMËNGJES

dhe me internetin falas që do të jetë në dispozicion në të gjitha atraksionet turistike të Shkodrës dhe pedonalet e qytetit, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar ai./M.K-dritare.net