
Në Francë testi i Covid kushton 10 euro, ndërsa në Shqipëri 200 euro! Mesazhi i ish-deputetit
Dritare.net
Në Shqipëri testi i Covid varion nga 120 euro në 200 euro, ndërkohë që një ish-deputet nga Kosova, Milaim Zeka, tregon se për të njëjtën shërbim qytetarët në Francë paguajnë vetëm 10 euro.
Ai shkruan në një postim në Facebook duke iu drejtuar qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, lidhur me çmimet stratosferike që detyrohen të paguajnë qytetarët e dy vendeve, që kanë nivele jetese më të ulëta se Franca.
Postimi i plotë:
Shikoni se sa kushton testi per Covid19 ne France?
Nuk ka qeveri, njereze, kompani ne ndonje vend tjeter te botes qe luajne me tragjedine e vendit te vet, sikurse ne. Hop pandemia, rjepe popullin. Kete e kam kaluar me njerezite e familjes time gjate ketije muaj. Dhjetera kontrolle kot. Diagnoza turpi. Rentgen pas rentgeni, 100 euro seicili.
Shikoni ne France: Testi per Covid, 10 euro, ndersa recepti dy eshte rekomandimi dhe kontrolli mjekesor. Ketu te ne dhe ne Tirane, prej 200 deri ne 2000! Ani bre, meshoni, po cullak keni me shku ne ate bote. Askush nuk do ju mbeshtjelle me pare, bre…!!!"shkruan ish-deputeti./tiranapost.al

















