
Ndihen lëkundje tërmeti gjatë natës në Korçë!
E Mërkurë 12 Maj 2021, 08:08
Dritare.net
Lëkundje të forta tërmeti kanë goditur gjatë natës zonën e Kosturit në Greqi. Këto lëkundje janë ndjerë edhe në Korçë dhe në zonat përreth, ku banorët kanë dalë jashtë nga shtëpitë nga frika e lëkundjeve të tjera. Sipas dhënave të EMSC, magnituda e tërmetit ishte 5.1 ballë e shkallës Rihter, ndërsa thellësia ishte vetëm 10 kilometra./dritare.net

















