Namik Dokle dhe bashkëshortja me Covid-19: 7 ditë që luftojmë me përbindëshin e kohës sonë!
Dritare.net

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle, është infektuar me Covid-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale Dokle shkruan se prej 7 ditësh po qëndron i izoluar, së bashku me bashkëshorten, e cila është infektuar gjithashtu.
“Dhe kemi shtatë ditë që “luftojmë”, bashkë me gruan, kundër përbindëshit të kohës sonë. Do ta mundim?! Me siguri, falë edhe kujdesit të familjes dhe miqve të mi më të dashur!”, shkruan Dokle.
Më herët në rrjetet sociale ai shkroi se ka pasur një kujdes të shtuar duke qëndruar mbyllur për një kohë të gjatë, për të ruajtur shëndetin.
“11 muaj asnjë kafe jashtë shtëpisë! Asnjë vajtje në restorant! Asnjë takim, asnjë tubim çfarëdo qoftë! E trishtë? Po, shumë mërzi më ka ngjallur kjo gjendje. Por në mes trishtimit dhe sigurisë kam zgjedhur sigurinë. Për vete dhe për të tjerët”, shkroi Dokle para disa kohësh./L.F-dritare.net