Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Mushkëria e Dibrës/ Ja pse duhet të vizitoni Lurën!

Mushkëria e Dibrës/ Ja pse duhet të vizitoni Lurën!

Dritare Televizion, nisi një tjetër cikël duke e zhvendosur studion në qytete të ndryshme. E nisëm nga Dibra, ndalesa e parë drejt rrugës për në Lurë. Gazetarja Rudina Xhunga tregoi udhëtimin për në Lurë, rrugën e vështirë dhe mundësitë që do të hapë rruga e re.

Për të njohur më mirë Lurën folëm më Maliqin, njërin nga banorët, i cili na tregoi se pse ja vlente ta vizitojë këtë vend. Ai tha se ajri i pastër ishte një ndër arsyet dhe se shëronte edhe sëmundjet e mushkërive.

“Lura ka pasur 5600 banorë. Rruga ka qenë gjithmonë e keqe por rrugën e kanë hapur studentët në ’67. Rruga është e vështirë por duhet të vish ngadalë. Njerëzit janë shumë vital në Lurë. Punojnë 6 muaj të vitit dhe 6 muajt e tjerë kanë çfarë të hanë. Nuk kanë me çfarë të merren sepse jo të gjithë dinë të përdorin kompjuterat. Ajri është asyeja më e madhe pse duhet të vini në Lurë. Para Covidit pata problem shumë me mushkëritë, dola me bronkopneumoni. Erdha këtu dhe shpëtova sepse merrja nga ajri i pastër i pyllit”, tha ai./M.K/dritare.net