
Motrat Antonela dhe Mariela Berisha në kërkim. Çfarë thotë kreu i Policisë së Shtetit!
E Mërkurë 14 Gusht 2024, 13:01
Dritare.net
Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullak gjatë konferencës së sotme tha se motrat Antonela dhe Mariela Berisha, edhe reperi Arkimed Lushaj (Stresi) janë ende në kërkim. Rrumbullaku tha se shumë shpejt Policia e Shtetit do të dalë me një njoftim zyrtar dhe për ta.
Reperi Stresi është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në dhunimin e personazhit të "TikTok", Muhamet Iseni.
Për të njëjtën ngjarje është arrestuar reperi Noizy. Ndërsa motrat Berisha janë shpallur në kërkim për dhunimin e Klea Prengës. Ato nuk janë vënë ende në pranga, edhe pse çdo ditë postojnë në media sociale video duke i bërë karshillëk policisë sonë./K/C/dritare.net

















