Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Moti i keq godet Italinë! Përmbytje dhe rrëshqitje dheu!

Moti i keq godet Italinë! Përmbytje dhe rrëshqitje dheu!

Italia po përballet me një valë të fortë moti të keq, me shirat e rrëmbyeshëm që goditën rajone të ndryshme, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dhe bllokime rrugësh. Friuli Venezia Giulia është ndër zonat më të prekura, ku një rrëshqitje balte shkatërroi shtëpi dhe nxori në ndihmë zjarrfikësit, paramedikët dhe vullnetarët e mbrojtjes civile.

Moti i keq godet Italinë! Përmbytje dhe rrëshqitje dheu!

Shirat e vazhdueshëm kanë dëmtuar gjithashtu linjat hekurudhore në Liguria, duke shkaktuar vonesa dhe anulime trenash. Në Toskanë, rrëshqitjet dhe daljet nga rruga kanë rrezikuar banorët dhe automjetet, ndërsa zjarrfikësit ndërhynë për të shpëtuar persona dhe për të pastruar rrugët.

Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme, ndërsa ekipet e emergjencës mbeten në gatishmëri për të përballuar situatën./ Corriere Della Sera