Mori afro 50% të votave për Kuvendin, Kurti: Fitorja më e madhe në historinë e Kosovës!
Dritare.net
Kryetari i Lëvizje Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, tha se fitorja e sotme e partisë së tij është më e madhja në historinë e vendit.
“Më 9 shkurt sivjet fitoi LVV me partnerët, më 28 dhjetor 2025 filloi populli i Kosovës dhe Republika. Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit!”, tha Kurti në konferencë për media.
Në Kuvendin e legjislaturës së dhjetë po na pret Plani i Rritjes së BE-së në vlerë prej 880 milionë euro, prej të cilave 2/3 janë kredi ndërkaq 1/3 grante dhe 3 marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë prej 120 milionë euro. Pra mbi 1 miliardë euro gjithsej. Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet e mira që do t’i procedojmë dhe për interesin publik të qytetarëve”, tha Kurti.