Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marrëveshja për pensionet/ Meloni i dërgon Ramës dokumentin ligjor: Nga 1 qershori shqiptarët e Italisë do nisin të përfitojnë

Marrëveshja për pensionet/ Meloni i dërgon Ramës dokumentin

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të pensioneve midis Shqipërisë dhe Italisë është një zhvillim i rëndësishëm për rreth 500,000 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, si dhe për rreth 4,000 italianë që jetojnë në Shqipëri. Kjo marrëveshje, e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025, synon të sigurojë që kontributet e derdhura në të dy vendet të njihen dhe të përfshihen në llogaritjen e pensioneve përkatëse.

Përfitimet kryesore të marrëveshjes:
Njohja e kontributeve të derdhura në të dy vendet: Shtetasit shqiptarë dhe italianë që kanë punuar në të dyja vendet do të kenë mundësinë të bashkojnë vitet e punës për të përfituar pension,

Përfitimi i dy pensioneve të ndara: Çdo shtet do të paguajë pensionin për vitet e punës të realizuara në territorin e tij, duke u bazuar në kontributet e derdhura.
Zbatimi i metodës "prorata": Kjo metodë lejon bashkimin e periudhave të punës në të dy vendet për të plotësuar kushtet minimale për pension, edhe nëse individi nuk ka plotësuar vitet e nevojshme në një vend të vetëm.

Nëse një individ ka punuar 10 vite në Shqipëri dhe 10 vite në Itali, ai do të përfitojë dy pensione të ndara: një nga Shqipëria për 10 vitet e punës atje dhe një nga Italia për 10 vitet e punës në Itali. Kjo është e mundur edhe nëse në asnjërin prej vendeve nuk janë plotësuar vitet minimale të nevojshme për pension, pasi vitet e punës bashkohen për të përmbushur kriteret e nevojshme.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi më 1 qershor dhe lajmin e ka bërë të ditur sot kryeministri Edi Rama.

Postimi i Edi Ramës:

“LAJM I MIRË

dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:

Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë.", shkruan Rama./K.C/dritare.net