Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marrëveshja me Greqinë/ Rama: Nuk falen detet e tokat si rrobat, o shqipe!

Marrëveshja me Greqinë/ Rama: Nuk falen detet e tokat si rrobat, o

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm grek i cili tha sot se Greqia do të zgjedhojë ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në detin Jon. Kryeministri i përgjigjet një ndjekësi në rrjetet sociale të tij, i cili i shkruan se detin e Shqipërisë ia ka falur Greqisë. Gënjeshtra i quan Rama, lajmet e sotme në lidhje me këtë çështje.

“Të rroftë Skenderbeu në ballë kur në kokë ke Saliun dhe flet për “falje detesh” sikur flet për falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se te flasësh për tema te tilla, ulu lexo, rri dëgjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga gënjeshtrat e mëdha se po te kapen ne gjumë, i hëngre e ike ne drejtim te paditur!”, shkruan Rama./L.F-dritare.net