Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Malltezi del nga SPAK: Më pyetën me urdhër politik. Skam kryer asnjë vepër penale!

Malltezi del nga SPAK: Më pyetën me urdhër politik. Skam kryer

Jamarbër Malltezi ka dalë nga dyert e SPAK pas më shumë se 4 orës, ku është pyetur për çështjen Partizani, si i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Malltezi për gazetarët tha se çështja ndaj tij po hetohet me urdhër politik dhe se ai nuk ka kryer asnjë vepër penale.

“Nuk ka vepër penale, por urdhri politik është urdhër politik. Natyrisht pati qëndrime krejtësisht të padenja për prokuroren e cila pa kuptuar situatën pronësore ka arrestuar një njeri pa prova. U pyeta nën cilësinë e një personi në hetim.

Kemi presionin që Rama i ka bërë SPAK në mënyrë të vazhdueshme, duke delegjitimuar reformën në drejtësi. Ajo që ka rezultuar se i gjithë procesi nuk ka dëm në financat publike. Nuk guxuan t’i merrnin, për denoncimin që ka bërë PD për tjetërsimin e pronave në të gjithë Tiranën. Nuk kanë preferuar t’i marrin këto dokumente”, tha Malltezi./M.K-dritare.net