Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Loja që çon në vetëvrasje ka mbërritur në Shqipëri, situata serioze dhe shqetësuese

Loja që çon në vetëvrasje ka mbërritur në

Nga Isa Myzyraj

Policia e Shtetit në një deklaratë publike ka paralajmëruar sot të gjithë prindërit që të kenë kujdes pasi një lojë e re e quajtur “Jonathan Galindo”, mund të bjerë në kontakt me fëmijët e tyre dhe për pasojë mund të ketë përfundime të rënda, deri në vetëvrasje.

Loja vdekjeprurëse është një lojë e cila luhet me mjete elektronike, celularë, lap top, tablet dhe është një model tragjik i lojës së famshme "Balena Blu".

Altin Hazizaj, nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri-CRCA, në një prononcim për Dritare.net ka pranuar që loja e rrezikshme ka arritur tanimë në vendin tonë dhe të paktën 5 raste janë raportuar në platformën "Alo 116111" që është Telefoni i Ndihmës për Fëmijët.

"Referimet janë bërë gjatë kësaj jave, nga stafi i ALO116 dhe kanë qene disa fëmijë që kanë marr në telefon përgjatë të gjithë javës. Të gjitha raportimet kanë kaluar për vlerësim tek ISIGURT.al që është platforma kombëtare për internetin e sigurt."-thotë Hazizaj.

Më tej Hazizaj, ka thënë se ankesat kanë qenë serioze: " Pasi bëhet fjalë për vendosjen e fëmijëve në situata jo vetëm stresuese, por edhe të rrezikshme. Fëmijët kanë raportuar që kanë luajtur për orë të gjata, ndërkohë që persona të ndryshëm ju kane shkruar fëmijëve duke i kërcënuar se kanë të dhëna personale të fëmijës ose familjes dhe nëse nuk luajnë atëherë do t'i bëjnë ato publike. Fëmijët që kanë telefonuar kanë qenë tepër të shqetësuar dhe në situatë të rënduar emocionale."

Loja që çon në vetëvrasje ka mbërritur në

Më tej drejtuesi i CRCA, në Shqipëri shprehet se situata është shqetësuese.

" Besoj se behet fjalë për një lojë të re sepse nuk ka patur raportime të mëparshme. Situata është tepër shqetësuese sepse fëmijët janë kërcënuar. Shumë prej tyre kanë qenë seriozisht në situatë stresi. Që pas balenës blu ky është rasti i dytë që na raportohet me kërcënime kaq serioze. Të dhënat u raportuan pranë policisë së shtetit, sektori i krimit kibernetik për të bërë hetime të mëtejshme ndaj personave, por besoj, nisur edhe nga fakti që ata nuk kanë teknologjinë e duhur, nuk besoj se do t'i gjejnë se kush janë këta persona. Ajo që ka rëndësi tashmë është ndërgjegjësimi i fëmijëve dhe prindërve për rreziqet e kësaj loje."-shprehet Hazizaj.

Drejtuesi i CRCA, apelon të gjithë prindërit që të bëjnë kujdes: "Merrni masa që programet që përdor fëmija të jenë të kontrolluara nga ju, pra lojrat të jenë për fëmijët dhe pa mundësi chat apo komunimimi me të tjerët. E dyta, lojrat apo qëndrimi online i fëmijës duhet të bëhet në një mjedis të vëzhguar nga ju. E treta, mos e lini fëmijën të qëndrojë për orë të gjata në internet sepse edhe pedofilët janë po aty duke kërkuar viktima. E fundit, ndërtojeni kohën e fëmijës edhe gjatë pushimeve që të jete e mbushur me lexime librash, ecje jashtë, një sport, një film për fëmijë, lojra me letra me fëmijë të tjerë, mësime gatimi, pikturë etj. Bota nuk vërtitet rreth internetit, ndaj edhe ju si prindër nuk duhet ta bëni ketë gabim./ Dritare.net