Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lista e plotë/Vendet që kanë hequr kufizimet për udhëtimet nga Shqipëria!

Lista e plotë/Vendet që kanë hequr kufizimet për

Një sërë vendesh evropiane kanë hequr kufizimet për udhëtimet nga Shqipëria. Së fundmi Holanda hoqi të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Holandë, duke filluar nga data 24 Qershor 2021. Holanda është ndër të pakta vende që nuk ka vendosur kritere për teste apo vaksinim. Të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt këtij destinacioni duhet të plotësojnë vetëm Deklaratën e Shëndetit.

Austria gjithashtu hap kufirin për Shqipërinë nga nesër. Nga 24 qershori Austria nuk do të kërkojë për shtetasit shqiptarë asnjë kriter testi apo vaksinë antikovid kurse vizat vijojnë si më parë. I vetmi kriter është maska FFP2 pasi është detyrim për qytetarët në Austri dhe ndodhet në farmaci.

Hungaria lejon udhëtimet nga Shqipëria që prej 10 qershorit vetëm për personat e vaksinuar. Ky vend njeh të gjitha llojet e vaksinave, pavarësisht nëse ato janë të njohura nga EMA apo jo.

Udhëtimet drejt Greqisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, janë sërish të lejueshme. Pasagjerët që duan të udhëtojnë në Greqi nga Rinasi duhet të kenë një test për Covid-19, dëshmi në rast se e keni kaluar kovidin, ose certifikatën e vaksinimit. Vaksinat e njohura për të udhëtuar në Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza. Fëmijët mbi 12 vjeç duhet të kenë patjetër test.

Lista e plotë/Vendet që kanë hequr kufizimet për

Franca ka lejuar udhëtimet nga Shqipëria vetëm për personat e vaksinuar me vaksinat: Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Ndërsa për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arsye esenciale.

Drejt Spanjës nga Shqipëria mund të udhëtojnë ata që i kanë bërë të dyja dozat e vaksinës antikovid, të paktën 14 ditë para hyrjes në vend. Vaksina duhet të jetë e miratuar nga EMA ose OBSH. Sipas autoriteteve spanjolle rekomandohet që vaksina e bërë të jetë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Sinopharm apo Sinovac-CoronaVac .

Shqiptarët mund të udhëtojnë edhe drejt Gjermanisë të lirë, pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit.

Italia ka lënë në fuqi masat aktuale për lëvizjen e shtetasve shqiptarë deri më 30 korrik. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Italiane në vendin tonë, ku në njoftimin zyrtar rezulton se masat aktuale do të qëndrojnë në fuqi deri më 30 korrik. Mbetet në fuqi lëvizja vetëm për ata që kanë nënshtetësi italiane, që janë rezident në Itali ose që udhëtojnë për arsye studimi, për raste emergjence shëndetësore apo biznesi. kategoritë që lejohen të udhëtojnë duket të jenë pajisur me testin negativ të Covid-19, të realizuar brenda 72-orëve të fundit. /L.F-dritare.net