Liria e shtypit në epokën e algoritmit! Mos kini frikë!
Dritare.net

3 maji, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, është një kujtesë se fjala e lirë nuk është e mireqenë, ajo fitohet, mbrohet dhe shpesh paguhet shtrenjtë. Në një botë ku informacioni qarkullon më shpejt se kurrë, sfida nuk është më vetëm të flasësh, por të thuash të vërtetën. Gazetaria sot përballet me presione të reja: politikë, ekonomi, algoritme, dhe një realitet ku lajmi shpesh konkurron me zhurmën. Por pikërisht këtu qëndron forca e saj: te njeriu që kërkon të kuptojë, të shpjegojë dhe të mos heshtë.
Gëzuar 3 Majin të gjithë gazetarëve që vazhdojnë të besojnë se fjala ka peshë. Atëherë kur është e ndershme, kur është e lirë dhe kur i shërben publikut.
Dhe një ftesë e hapur për gazetarët e rinj nga Dritare TV:
Mos kini frikë nga epoka e re e gazetarisë!
Mos kini frikë nga inteligjenca artificiale!
Përqafojeni atë!
Sepse gazetaria nuk po zhduket, po transformohet. Sot kemi një mundësi që nuk ka ekzistuar kurrë më parë, të bashkojmë njeriun, gazetarin dhe inteligjencën artificiale në një mënyrë më të fuqishme, më të shpejtë dhe më të thellë. Në Dritare TV, kjo është rruga që po ndërtojmë çdo ditë.
Dilni nga hapësirat tradicionale. Krijoni podcast-et tuaja.Eksperimentoni. Gaboni. Rrituni. Kjo është koha juaj.
Dhe ne jemi këtu, me një Dritare të hapur për ju.
Bashkë, më te mirë!/dritare.net