
Linda Mëniku për administratën: Mos e vrisni shqipen. Mos shkruani në dialekt!
Dritare.net
Pedagogia Linda Mëniku e sheh me shqetësim të madh përdorjen e dialektit në festat apo aktivitet që organizohen nga bashkitë. E ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, pjesë e një cikli emisionesh dedikuar gjuhës shqipe, Mëniku tha se dialekti në të shkruar duhet shmangur.
“Përdorja e dialektit, është normale. Por nuk mundet kurrësesi që në festa të cilat organizohen nga bashkitë, të jetë një poster gjigand dhe të shkruhet n’Festë.
Për çfarë e bën? Është mjaft e kuptueshme në të folur, por jo në të shkruar, sepse kjo ngulitet në mendje. Brezi i ri që shkon në këto festa, e lexon dhe mendon se kështu shkruhet, por në fakt është gabim. Janë gjëra të vogla por ndikuese.
Kjo nuk mund të kthehet në rutinë, kurrësesi”, u shpreh Mëniku në Dritare TV./L.F-dritare.net

















