
Ligji i ri/Nga sot kush ushtron dhunë në familje, largohet nga shtëpia!
Dritare.net
Sot me datë 18.11.2020 hyn në fuqi dhe ligji i ri për dhunën në familje, ku dhunuesi largohet nga banesa për një afat kohe të caktuar, në rast se viktima dhe dhunuesi jetojnë në të njëjtën strehë.
Ndryshimet janë botuar në Fletoren Zyrtare në datën 3 nëntor 2020, ndërsa hyjnë në fuqi dhe do të zbatohen duke filluar nga dita e sotme.
Çfarë ndryshon!
Me ligjin e mëparshëm, ishte Gjykata ajo që vendoste për largimin e dhunuesit nga banesa. Por vendimi i Gjykatës, mund të zgjaste deri në disa javë, duke bërë që viktima dhe dhunuesi të qëndronin sërish në të njëjtën strehë. Ndërsa me ligjin e ri, dhunuesi largohet menjëherë nga banesa, pa vendimin e Gjykatës.
Është policia ajo që urdhëron largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga shtëpia, nëse banon në të njëjtën shtëpi me të dhunuarin. Më pas do të jetë gjykata ajo që do të vlerësojë vendimin e policisë, për largimin e dhunuesit nga banesa.
Qeveria do të bashkëpunojë me bashkitë për të siguruar strehë për dhunuesit./dritare.net

















